×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi emëron anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, pjesë e tij edhe familjari i Besnik Bislimit

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 12:55

    Kuvendi i Kosovës sot ka  votuar pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim, shkruan Reporteri.net.


    Me 63 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar për ratifikimin e këtij vendimi.

    Anëtarët e miratuar nga Kuvendi janë: Hasnija Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenare Pireva-Nuçi, Seb Bytyçi, Alison Felce, Cassie Barnhardt, Werner Stueber.

    Anëtarët e zgjedhur kanë mandat pesëvjeçar.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se vendimi për ratifikimin e shtatë anëtarëve për Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, është marrë bazuar në rekomandim të Komisionit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!