×
  • Lajme
  • Lajme

    Abbott: Qeveria Kurti të mos ndjekë praktikat e mëparshme të kapjes së institucioneve përmes emërimeve politike

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 14:53

    Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka folur pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit mes tij, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.


    Ai tha se pritjet e qytetarëve janë që kjo qeveri të mos ndjekë praktikat e mëparshme të kapjes së institucioneve përmes emërimeve politike.

    “Isha shumë i kënaqur që isha në gjendje të nënshkruaj një Memorandum Mirëkuptimi sot me Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryetarin Glauk Konjufca për të vazhduar dhe zgjeruar Projektin tonë të Rekrutimit. Pritjet e qytetarëve janë që kjo qeveri të mos ndjekë praktikat e mëparshme të kapjes së institucioneve përmes emërimeve politike.

    E rëndësishmja, Memorandumi i ri përmban gjithashtu dispozita për të siguruar që janë ndërmarrë hapa konkretë për të rritur numrin e grave në pozicione drejtuese në të gjitha nivelet e menaxhimit, duke punuar drejt arritjes graduale të përfaqësimit 50%, siç përcaktohet me ligj.

    Me të drejtë, media dhe shoqëria civile duhet të monitorojnë këto angazhime dhe të ngrenë zërin e tyre kur është e nevojshme. Ne, si partneri juaj në këtë sfidë, do të bëjmë të njëjtën gjë, si publikisht ashtu edhe privatisht”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!