Rusia e konsideron ”vijë të kuqe” mundësinë që Ukraina të anëtarësohet në NATO. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili shprehu shqetësim nga bisedimet e Kievit për t’u bërë pjesë e planit të veprimit të aleancës ushtarake.
“Kjo është diçka të cilën po e monitorojmë me shumë kujdes dhe sigurisht që është një vijë e kuqe për ne, sa i përket perspektivës së Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s”, u shpreh Peskov.
Kjo vjen pas takimit historik mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut Amerikan, Joe Biden, në Gjenevë.
Ata diskutuan dhe çështjen e Ukrainës, teksa SHBA-ja tha se do të garantojë sovranitetin e këtij shteti. Ndërsa presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskiy, kërkoi nga Biden një përgjigje të qartë, po ose jo, për planin për t’u anëtarësuar në NATO.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.