×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i KQZ-së: Nëse vendos Kushtetuesja, shkoj unë dhe kthehet Valdete Daka

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 16:18

    Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se i ka mbledhur nënshkrimet për të çuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të shkarkuar Valdete Dakën nga kryesimi i i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


    Për këtë çështje është pyetur sot kryetari i ri i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili para gazetarëve tha se po të vendosë Kushtetuesja se vendimi i Osmanit ka qenë jokushtetues, atëherë ai ia lëshon vendin Dakës sërish.

    Por, në pyetjen se nëse ai është i emëruar politik, Radoniqi s’pati koment.

    Megjithatë, në konferencë për media, Radoniqi ka lavdëruar punën e Dakës dhe ka thënë se do të vazhdojë punën e mirë të saj.

    “Do të punoj në bazë të ligjit dhe pa anime politike”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!