×
  • Sport
  • Sport

    Pas Italisë edhe Belgjika siguron biletën për në fazën tjetër të Euro 2020

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 20:33

    Belgjika e ka mundur 2-1 Danimarkën për të siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro 2020.


    Pas Italisë, Belgjika është skuadra e dytë që ka prerë biletën për në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.

    Belgjika e mundi 2-1 Danimarkën në sfidën e dytë në Grupin B, për të kaluar në të tetën e finales së “Euro 2020”.

    Yussuf Poulsen e kaloi Danimarkën në epërsi qysh në minutën e dytë pas një gabimit të kundërshtarëve, derisa Belgjika e gjeti golin e barazimit para fundit të pjesës së parë, realizoi Thorgan Hazard.

    Në pjesën e dytë, Kevin de Bruyne ia siguroi tri pikët Belgjikës dhe kualifikimin me një supergol.

    Sonte kanë shansin Holanda dhe Austria, që përballen mes vete, të bëjnë një hap të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!