×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Theret një shqiptar në Itali

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 22:24

    Një murator shqiptar rreth 47-vjeç është plagosur me thikë në Rivoltella di Desenzano në Itali.


    Autori është një 50-vjeçar me precedent penal, ndërsa sherri ndodhi jashtë një lokali. Debati verbal agravoi dhe italiani nxori thikën duke qëlluar shqiptarin në krah.

    Deri në momentin e mbërritjes së ambulancës shqiptarit në ndihmë i erdhi një mjek që u gjend rastësisht në vendin e ngjarjes duke bllokuar gjakderdhjen.

    Disa orë më pas autori i fshehur në shtëpinë e një çifti u prangos, ndërsa tashmë do të akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. /Abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!