×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pëson atak kardiak në plazhin e Vlorës, ndërron jetë turisti austriak

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 14:36

    Një turist 76-vjeçar nga Austria ka humbur jetën në bregdetin e Vlorës, si pasojë e një arresti kardiak.


    Policia njofton se austriaku ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga shërbimi i urgjencës.

    Më datë 18.06.2021, rreth orës 11:30, në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në bregdet, pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga shërbimi i urgjencës shtetasit të huaj austriak me iniciale A. T., 76 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak.o.news.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!