×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj ironizon me fushatën e VV-së kundër mediave: Të na bëjnë një listë se kënd duhet ta lexojmë

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 18:30

    Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje të bërë kundër mediave.


    Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se VV-ja do të ishte mirë që përmes një liste, t’iu tregojë qytetarëve se cilat media duhet shikuar e lexuar.

    “Është e udhës që LV përmes një liste, të na thotë se cilat media duhet shikuar e lexuar. Ndoshta, mundet me shku edhe me tej ne klasifikimin e tyre, psh, me na thëne se cilat emisione me specifikisht duhet shikuar e cilët artikuj duhen lexuar. Po ashtu, kur ndonjëra prej këtyre mediave del nga kursi i duhur, të cilin LV e përcakton gjithsesi, të na thotë që të largojmë nga lista median e degjeneruar. Me një fjalë, na e lehtësoni punën edhe neve”, ka shkruar Zogaj.

    Ndaj kësaj fushate të VV-së, kareaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve, të cilët i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndal fushatën kundër gazetarëve në Kosovë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!