Gjatë javës së ardhshme në Kosovë, Kosova do të përfshihet nga një valë e nxehtësisë.
Sipas “Prishtina Weather”,temperaturat e larta në Kosovë pritet të sjellin edhe përkeqësim të cilësisë së ajrit.
Njoftimi i plotë:
19.06.2021 – Vala e të nxehtit që do të shtrihet mbi rajon javën e ardhshme, e ku priten temperatura jashtëzakonisht të larta, edhe mbi 35°C, mund të sjell përkeqësim edhe të cilësisë së ajrit.
Me këtë valë të të nxehtit, mbi rajon do të depërtojnë edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian, madje sipas modeleve parashikuese, koncentrimet mund të jenë edhe deri në 200 mikrogram për metër kub, që do të ndikojnë në rritje të grimcave të materies PM10. Me këto koncentrime vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit mund të kalojnë edhe në vlera të dobëta.
Mirëpo mbetet të shihen zhvillimet e situatës sinoptike në qoftë se kjo sasi e pluhurit do të shtrihet edhe në vendin tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.