Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga kati i 6 i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas të dhënave, fëmija është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës Dervishbeg, Shkodër, raporton shqiptarja.com.
Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.