Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka folur pas fitores ndaj Portugalisë me rezultat 4-2.
Gjermania mori fitoren e parë në EURO 2020, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Francës (1-0).
Trajneri është i lumtur që skuadra e tij u kthye te fitoja, e cila sipas tij erdhi pa shumë bisedash që kishte me lojtarët.
“Ne folëm për disa gjëra ditëve të fundit. Ne ende ishim duke kërkuar ekuilibër pas ndeshjes në Francë dhe e dinim që duhej të shtonim një ingranazh për të krijuar më shumë raste për gol”.
“Luftuan shkëlqyeshëm dhe treguan moral të madh. Ne patëm shumë sulme të mira kundër një kundërshtari vërtet të fortë”, ka thënë Low.
Gjermania tani ka 3 pikë, aq sa Portugalia, ndërsa ndeshjen e fundit e luan ndaj Hungarisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.