×
  • Lajme
  • Lajme

    Numri i personave që janë vaksinuar në Kosovë

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 8:16

    Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar vetëm 132,901 qytetarë, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7,018.


    Me dozën e dytë të vaksinës anti-Covid janë vaksinuar 17,476 qytetarë.

    Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me Covid-19, ndërsa 18 pacientë janë shëruar.

    Në këtë 24 orësh, është shënuar një viktimë nga COVID-19.

    Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 176.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!