Një i dyshuar në Prishtinë ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndimet trupore.
Siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek.
Rastu ka ndodhur dje rreth orës 12:15.
“I dyshuari gjendet në arrati ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.