Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar sot se në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë arritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac.
Kështu bëri të ditur Rama në një postim në Facebook, gjersa shtoi se numri i vaksinave antiCOVID deri më tani në Shqipëri ka arritur në 1,067,950.
“Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shtoi Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.