×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë fjalët emocionuese të Xherdan Shaqirit pas dy supergolave që i shënoi Turqisë

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 21:43

    Kombëtarja e Zvicrës e ka gjetur fitoren e parë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020′.


    ‘Helvetikët’ e mposhten Turqinë me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për raundin e tretë dhe të fundit në Grupin A.

    Dy nga tre golat për zviceranët i realizoi futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi dy supergola.

    Pas ndeshjes ka folur lojtari nga Zhegra e Gjilanit, i cili është shprehur i kënaqur me golin e parë dhe me paraqitjen e skuadrës në përgjithësi.

    “Jam i kënaqur veçanërisht me golin e parë që e shënova me këmbën e djathtë, ishte teknikë e mirë. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ndihmova ekipin me dy golat e mirë. Reaguam mirë pas humbjes me Italinë dhe jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në përgjithësi”, tha fillimisht Shaqiri.

    Me pas ai ka shtuar se sot kanë luajtur të bashkuar dhe ia kanë dalë të krijonin shumë raste.

    “Luajtëm të bashkuar. Kjo ishte vendimtare sot, e dinim që do të krijonim shumë raste nëse luajmë si grup dhe kështu ndodhi”, theksoi futbollisti i Liverpoolit.

    Për fund Shaqa u shpreh i zhgënjyer me golin e pranuar, por tha se edhe kundërshtari kishte kualitet.

    “Jam paksa i zhgënjyer me golin që pranuam, por edhe kundërshtarët kanë kualitet dhe mund të shënojnë në çdo moment. Ndoshta mund të shënonim edhe dy gola tjerë por e rëndësishme është që fituam” deklaroi Shaqiri.

    Zvicra e ka mbyllur Grupin A në vendin e tretë me 4 pikë dhe kalimin në fazën tjetër mund ta siguroj në bazë të bilanceve të kombëtareve që përfundojnë në vendet e treta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!