Avioni i parë me turistë nga Moska në Tiranë ka zbritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza.”
Ceremonia u zhvillua drejtpërdrejt në aeroportin “Nënë Tereza.”
Falë përpjekjeve të përbashkëta të ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit në Shqipëri dhe diplomatëve në Moskë u arrit mundësia që rreth 200 turistë rusë të mbërrinin në Tiranë për të pushuar.
Ky avion do të japë një impuls të ri jo vetëm të zhvillimit të lidhjeve turistike ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë por edhe në fushat e tjera ku ka interesa të përbashkëta.
Mbërritja e këtij avioni u arrit nga përpjekjet e qeverisë shqiptare që krijoi kushtet. Turistët rusë do të shijojnë motin, detin dhe ushqimet shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.