Tre fitore në po kaq ndeshje në fazën e grupeve, 7 gola të shënuar, asnjë i pësuar dhe vendi i parë me 9 pikë të plota, kanë bërë që Italia të cilësohet si një nga pretendentet kryesore për të triumfuar në Kampionatin Europian.
Trajneri Roberto Mancini ndryshoi thuajse të gjithë formacionin për ndeshjen me Uellsin, por mori sërish përgjigje mjaft të mira në fushë, pasi “axurrët” u shfaqën solidë në mbrojtje, duke mos pësuar gol dhe mbi të gjitha krijuan shumë raste shënimi, ndonëse dërguan vetëm një herë topin në rrjetë.
Me vendin e parë në grupin A, Italia do të ketë 6 ditë kohë për të zbritur sërish në fushë, pasi ndeshjen e fazës së 1/8-ave do ta luajë pikërisht të shtunën në “Wembley”, teksa kundërshtarin do ta njohë vetëm ditën e sotme.
“Të kaltrit” do të përballen me vendin e dytë të grupit C, që do të dalë pikërisht nga përballja e sotme mes Ukrainës dhe Austrisë. Të dy skuadrat kanë nga tre pikë dhe st do të ndeshen direkt, me Ukrainën e Schevchenkos që ka në favor dy rezultate, pasi edhe barazimi i jep një biletë direkt për në fazën e 1/8-ave, për shkak të golavarazhit më të mirë.
Në rast se do të kalojë në çerekfinale, Italia mund të përballet me Belgjikën, gjithmonë nëse “djajtë e kuq” ia dalin ta mbyllin grupin në krye dhe njëkohësisht të kualifikohen deri në këtë fazë të Europianit./SuperSport/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.