×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjesëtari i FSK-së shpallet “Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021” në Kroaci

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 11:59

    Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021.


    Gara e “Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.

    Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur “Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021”.

    Garën me sukses ka arritur që ta përfundoj edhe garuesja tjetër FSK-së ushtar Endrita Brahimi.

    Pjesëmarrësit kaluan së bashku në disa vështirësi , ku pjesë e saj ishte edhe rruga me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina ushtarake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!