×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u i dërgon në pushime 452 punonjës të arsimit në Shqipëri

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 12:11

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se kanë dërguar 452 anëtarë për pushime në bregdetin e Shqipërisë.


    Përmes një komunikate, SBAShK-u ka thënë se pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore  organet udhëheqëse, kanë ardhur në përfundim  se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshihen 452  pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës  dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.

    Komunikata e plotë:

    Duke vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin  e punëtorëve arsimor  në këtë vit mësimor plot sfida e vështirësi të krijuara nga pandemia, SBASHK vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër të konsideruar  të anëtarëve të vet nga e tërë Kosova.

    Pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore  organet udhëheqëse të SBASHK-ut  kanë ardhur në përfundim  se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshihen 452  pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës  dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.

    Këtë traditë e  ka nisur  të dielën e 20 qershorit  grupi i parë prej 78 pushuesve , e në të cilin janë përzgjedhur anëtarët e SBASHK-ut që kanë kryer obligimet në procesin mësimor, ndërsa më  27 qershor  do të shkojnë në pushimin e organizuar e të merituar 245 pushues të tjerë  nga komuna të ndryshme të Kosovës.  Ky aktivitet rekreativ do të vazhdojë më 4 korrik me grupin e fundit prej 129 pushuesve.

    Përveç për pushim e rekreacion ky aktivitet do të shfrytëzohet edhe për aktivitete sindikale e organizim dhe për organizimin e tryezave të debatit lidhur me përgatitjen e Planit strategjik të angazhimit të SBASHK-ut  në vitet në vijim.

    Duke e ditur se edhe Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore kanë respekt për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit  do ta përgëzojnë  SBASHK-un për këtë aktivitet të qëlluar dhe nuk do të krijojnë ndonjë pengesë eventuale  ndaj të përzgjedhurve për këto pushime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!