×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Ministria e Jashtme: Nuk i kemi dhënë leje ministrit të Qeverisë serbe për të hyrë në Kosovë

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 13:31

    ​Kosova nuk e ka lejuar vizitën e ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq. Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.


    “Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e ministrit të Qeverisë serbe për të hyrë në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Zeri.info.

    MPJD-ja nuk ka dhënë arsye për refuzimin e kërkesës ndaj Udoviçiqit.

    Në anën tjetër, refuzimi i vizitës së ministrit serb në Kosovë ka ngjallur reagime në Serbi.

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur arrogancë të institucioneve të Kosovës vendimin për të mos e lejuar hyrjen e ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq.

    “Lidhur me qëndrimin e tij në Kosovë u njoftua zyrtarisht në përputhje me të gjitha marrëveshjet dhe procedurat, por përkundër se Prishtina në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare vendosi të mos e lejojë vizitën”, ka deklaruar Petkoviqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!