Detaje të reja zbulohen nga hetimi i prokurorisë së Tiranës, i cili ka çuar në arrestimin e një prej personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të trafikut të drogës Gjermani e Zvicër.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka arritur të identifikojë dy autorë të përfshire në trafikimin e lëndëve narkotike për një grup të hetuar dhe të dënuar në Zvicër.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Ndriçim Harka, punonjës në Bashkinë e Tiranës, i cili dyshohet se është kryesuesi i grupit të trafikantëve. Sipas provave të administruara rezulton se shtetasit Etmond Merja dhe Ndriçim Harka janë të përfshirë si organizatorë në këtë veprimtari kriminale.
Provat janë administruar me anë të letër-porosisë dhe veprimeve të tjera. Etmond Merja i shpallur në kërkim është kunati i Harkës, i cili dyshohet se është larguar drejt Greqisë. Gjithsej janë 7 persona pjesë e grupit, 5 të arrestuar në Zvicër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.