×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq nesër raporton në Kuvendin serb për Dialogun, Kurti ende s’dihet kur

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 14:08

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, do të paraqesë një raport mbi Kosovën sot para përfaqësuesve të partive jo-parlamentare, të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak.


    Në një deklaratë për Tanjug, Daçiq vlerësoi se ky është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit.

    Edhe para shkuarjes në Bruksel ku u pati takuar për herë të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 15 qershor, Vuçiq, kishte njoftuar se do t’iu drejtohet deputetëve rreth të njëjtës temë në një seancë e cila do të mbahet më 22 qershor.

    Ndërkaq, ende nuk dihet se kur do të raportojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvend rreth Dialogut Kosovë-Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!