×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë viktimë dhe vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 14:57

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.


    Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.

    Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    “Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

    Në total numri i rasteve aktive është 162.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!