Kryediplomati italian Luigi Di Maio, nesër do ta vizitojë Kosovën.
Di Maio do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Nesër do të mbahet edhe një seancë e veçantë e Kuvendit të Kosovës.
Në seancë, deputetëve do t’i aderohet ministri Luigi Di Maio, duke filluar nga ora 17:30.
Agjenda e kryekuvendarit Konjufca për datën 22 qershor 2021 / Seancë e veçantë e Kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio
Koha: 16:55
Vendi: Kabineti i Kryetarit
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit
Seancë e veçantë e Kuvendit
Rendi i ditës
Adresimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Koha: 17:30
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.