×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Zvicra kalon në 1/8 e finales

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 23:02

    Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të Grupit B, të zhvilluara në kuadër të Kampionatit Evropian të futbollit ‘Euro 2020’.


    Belgjika e ka mposhtur Finlandën me rezultat 0-2, kurse Danimarka ka triumfuar ndaj Rusisë me shifrat 4-1.

    Pas këtyre rezultateve, kombëtarja e Zvicrës edhe zyrtarisht është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

    Zviceranët kanë kaluar tutje nga vendi i tretë i Grupit A, pasi kanë 4 pikë, një më shumë se Finlanda dhe Ukraina që kanë përfunduar të tretat me nga 3 pikë.

    Përveç Zvicrës, deri me tanin kalimin në 1/8 e finales e kanë siguruar edhe Italia, Uellsi, Holanda, Austria, Belgjika dhe Danimarka

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!