×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mot përvëlues në Kosovë, temperaturat deri 35 gradë celsius

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 7:10

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot përvëlues, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 50 gradë celsius.


    Parashikimi i motit për sot dhe 3 ditët e ardhshme:

    22.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vransirave lokale. Mbeten mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

    23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vransirave lokale. Vende-vende mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

    24.06 – Mot shumë i nxehtë, me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.

    25.06 – Shumë nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 20C, e maksimalet në rritje nga 31C të hënën, deri në 38C ditën e enjte.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-10m/s.

    Shtypja atmosferike pas rënies ditën e hënë, më pas gradualisht në rritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!