×
  • Sport
  • Sport

    Wijnaldum kalon legjendën Van Basten

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 7:21

    Georginio Wijnaldum shënoi dy gola në ndeshjen e ‘Euro 2020’, ndërmjet Holandës dhe Maqedonisë së Veriut.


    Në këtë mënyrë, ai e ngriti në 25 numrin e përgjithshëm të golave me kombëtaren në 78 ndeshje të zhvilluara.

    Wijnaldum e ka barazuar legjendën Marco van Basten në listën e golashënuesve më të mirë të Tulipanëve.

    Legjenda e Ajaxit dhe Milanit kishte shënuar 24 gola në 58 ndeshje zyrtare me Holandën.

    Transferimi i ri i Paris Saint-Germain tash e ka barazuar rekordin e Rafael van der Vaart, i cili kishte realizuar 25 gola në 109 paraqitje.

    Ndërkohë, ai ndodhet me tre gola prapa bashkëlojtarit, Memphis Depay, i cili po ashtu shënoi një gol ndaj Maqedonisë së Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!