Hoxhë Shefqet Krasniqi ka mundur betejën me coronavirus.
Pas disa ditëve i shtrirë në Klinikën Infektive ai është liruar.
U.d i drejtorit të kësaj klinike, Arben Vishaj, ka treguar për Gazetën Infokus se Krasniqi është liruar nga klinika javën e kaluar. Ai shtoi se në ditën kur është liruar gjendja e tij ka qenë shumë e mirë.
“Nuk është në klinikë, është liruar javën e kaluar dhe gjendjen e ka pasë shumë të mirë”, deklaroi ai.
Ndryshe si pasojë e problemeve shëndetësore Shefqet Krasniqi ka njoftuar se nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme të tefsirit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.