×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 25 qershori kosovarët mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë, por vetëm ata që janë të vaksinuar

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 11:02

    Nga 25 qershori qytetarët e Kosovës të cilët janë vaksinuar mund të udhëtojnë sërish drejt Gjermanisë.


    Kështu ka njoftuar ambasada Gjermane në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

    “Personat e vaksinuar plotësisht mund të kthehen në Gjermani për vizita, udhëtime biznesi dhe qëllime turistike nga 2 javë pas vaksinimit të fundit, me kusht që të mund të udhëtojnë përmes informacionit të nevojshëm, kërkohet një vizë e vlefshme”, njofton ambasada.

    Gjithashtu, në njoftim thuhet se “ të vaksinuarit plotësisht duhet të bëjnë takime për vizat Shengen në ambasadën në Prishtinë nga fillimi i korrikut”.

    “Dokumentet në lidhje me statusin e vaksinimit duhet të dorëzohen kur dorëzoni aplikacionet. Kërkohet një provë e vaksinimit të plotë me një vaksinë të miratuar në Gjermani, e cila zgjatë të paktën 14 ditë”, bën të ditur ambasada gjermane.

    Ndryshe, për më shumë së një vit, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të aplikojnë për viza turistike, përveç rasteve urgjente.

    Ndërkaq, lehtësim të masave antiCOVID ka ndërmarrë tash e një kohë Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!