×
  • Lajme
  • Lajme

    Drenicaku plagoset duke e pastruar revolen, dërgohet në QKUK për ndihmë mjekësore

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 11:54

    Një person është vetëplagosur duke e pastruar revolen e tij me leje dje në Drenas.


    Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QKMF-në e Komoranit e më pas në QKUK.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë policia ku kanë sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishekë.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM /Gllogoc, 20.06.2021 ─ 22:54. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke e pastruar revolen e tij (me leje) aksidentalisht i ka shkrepur revolja dhe është vetë plagosur. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, Komoran e më pas në QKUK-së e më pas është liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!