×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni Parlamentar për Shëndetësi kërkon qasje në kontratën me Pfizer

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 12:21

    Kryetarja e Komisonit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, ka thënë fushëveprimi i këtij Komisioni shqyrton të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë.


    Gjatë fjalës së saj, Kollçaku tha se anëtarët duhet të votojnë që të kërkojnë raport për ecurinë e vaksinimit dhe planifikimit dhe të kërkohet kontrata për ardhjen e vaksinave Pfizer, shkruan Reporteri.net.

    “Vaksinimi është duke vazhduar dhe vaksina ka. Të votojmë të kërkojmë raport për ecurinë e vaksinimit dhe planifikimit dhe të kërkohet kontrata për ardhjen e vaksinave Pfizer. Ne po i kthehemi një teme të një kontrate të nënshkruar.”, ka thënë ajo.

    Propozimi që të kërkohet raport nga MSh-ja për ecurinë e vaksinimit u miratua, kurse u refuzua kërkesa që të kërkohet raport për vaksinat Pfizer.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se çështja e procesit të vaksinimit është duke shkuar ngadalë ndonëse është premtuar nga MSh-ja një vaksinim masiv.

    Ndërsa, ai kërkoi qasje në kontratën me Pfizerin.

    “Në të dhëna rezulton se Kosova  ka 178 mijë doza të vaksinave donacion dhe ende nuk ka marrë asnjë kontingjent të blerë nga Pfizer dhe ne të dërgojmë shkresë MSh-së me dit kur ka me ardhur doza e parë e vaksinave, i dytë dhe për çdo muaj sa vaksina kanë në dispozicion. Për mua mbetet brengosëse heshtja e Qeverisë që ekipet e vaksinimit në komunën veriore janë nënçmuar dhe ministria po hesht. Kërkojë që të hedhet në votim me pa kontratën me Pfizer”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!