×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku tregon se a do të kandidojë për kryetar të PDK-së

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 12:25

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dje ka marrë vendim që më 3 korrik të zgjedh kryetarin e ri të saj.


    E, këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë.

    Tashmë, derisa data është caktuar emra të ndryshëm po përmenden si kandidatë të mundshëm për ta marrë timonin e partisë.

    Në mesin e tyre, si kandidat është përmendur edhe nënkryetari i partisë, Sami Lushtaku.

    Por, këtë për FrontOnline e ka hedhur poshtë, vet Lushtaku, duke thënë se nuk do të jetë kandidat për të parin e partisë.

    “Jo në asnjë mënyrë. Unë jam kandidat për kryetar komune në Skenderaj dhe as që ma ka shkuar mendja ndonjëherë”, ka thënë Lushtaku për Front Online.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!