Stadiumi “Wembley” në Londër do të jetë pothuajse i mbushur për gjysmëfinalet dhe finalen e Kampionatit Evropian. Një marrëveshje mes qeverisë britanike dhe UEFA-s është arritur, gjersa stadium i famshëm do të lejojë ¾ e ulëseve për tifozët.
Rreth 65 mijë tifozë do të lejohen në stadiumin që ka kapacitet prej 90 mijë ulëseve për të trija ndeshjet që luhen muajin tjetër. Personat që hyjnë në stadium duhet ta kenë dëshminë se kanë marrë dy dozat e vaksinës, ose një test negativ, siç parashihet me marrëveshje.
Kjo do të ishte një rritje e dukshme nga 45 mijë tifoze që ishte paraparë të lejoheshin fillimisht në “Wembley”. Konfirmimi i marrëveshjes do të bëhet ditëve të ardhshme, përcjell Gazeta Express.
Kujtojmë se paraprakisht ishte përfolur që faza finale e Euro 2020 të zhvendosej në Hungari në “Puskas Arena”, aty ku lejohen të gjithë tifozët në stadium.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.