Lionel Messi dërgoi një mesazh te ish bashkëlojtari Javier Mascherano pasi i barazoi rekordin te Kombëtarja e Argjentinës.
Messi në ndeshjen ndaj Paraguait zhvilloi paraqitjen e 147-të, duke barazuar rekordin e Mascheranos që e arriti para tre viteve, transmeton lajmi.net.
Dy lojtarët ishin bashkëlojtarë të Argjentina për 13 vite, derisa luajtën se bashku edhe te Barcelona mes viteve 2010 – 2018, ku fituan shumë trofe.
Me ndeshjen e fundit, ylli i Barcelonës i është bashkuar Mascheranos si lojtari me së shumti paraqitje në histori të Argjentinës dhe gjithashtu golashënuesi numër një me 73 gola.
Messi përmes një postimi në Instagram shkroi për këtë rekord të ri.
“Tjetër fitore e rëndësishme që të vazhdojmë të rritemi. Jam krenar që kam qenë në gjendje të vesh fanellën aq herë sa miku im Mascherano, që e dua shumë dhe kam respekt dhe admirim”, shkroi ai.
Ndeshja e radhës për Argjentinën është kundër Bolivisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.