×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I nxehti afrikan në Shqipëri, kjo është vetëm vala e parë

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 16:11

    Që nga dita e diel, masat e nxehta ajrore të Afrikës kanë depërtuar drejt Evropës Jugore dhe Lindore, përfshirë edhe gadishullin e Ballkanit duke sjellë në këto rajone, temperatura shumë të larta dhe pluhurin e shkretëtirave afrikane.


    Vala e të nxehtit afrikan nuk është një fenomen i jashtëzakonshëm për Evropën Jugore, gjatë korrikut dhe gushtit këto masa ngjiten drejt veriut duke sjellë ditë përvëluese dhe net tropikale në vendet e Mesdheut.

    Kjo valë e parë e të nxehtit afrikan do të qëndrojë gjatë në rajonin e Ballkanit, ku parashikohet që termometri gjatë orëve të mesditës të kapërcejë vlerën 40°C në disa zona të Maqedonisë Veriore, Greqisë dhe brigjeve të Detit të Zi, ndërsa për Ballkanin Perëndimor, Shqipërinë dhe Kosovën temperatura mund të ngjitet mbi 40°C vetëm në lokalitete të izoluara.

    Nga pikëpamja më afatshkurtër, temperaturat kulmojnë nga e mërkura në të premte, por fundjava sjell një freskim me të paktën 3°C të motit në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!