×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së për takimin në Antalia: Serbia shkeli prapë parimet e bashkëpunimit

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 17:48

    Deputetja nga radhët e LVV-së, Jeta Statovci, pas pjesëmarrjes në sesionin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Antali  (SEECP), ka dhënë detaje se çfarë u diskutua atje.


    Statovci në Facebook shkroi se përsëri pala serbe la shkelë parimet e  bashkëpunimit me Kosovën me një gjuhë të papranueshme.

    “Akte të tilla të destruksionit nga shteti i Serbisë kaluan pa miratim e duartrokitje nga të pranishmit dhe qartazi u kualifikuan si mesazhe që shkojnë në kundërshtim me frymën dhe mesazhet e promovuara në këtë aktivitet”, njoftoi ajo.

    Postimi i plotë i saj:

    Këto ditë morëm pjesë në sesionin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Antali  (SEECP), organizuar nën patronatin e Parlamentit të Turqisë (GNAT). Pjesemarrës në këtë organizim ishin kryetaret e parlamenteve dhe deputetë nga vendet e Evropës Juglindore.

    Përgjatë sesioneve u trajtua rendësia e bashkëpunimit si një mekanizem pozitiv për stabilitet, progres ekonomik e shoqëror. U theksua nevoja të promovojmë interersat e përbashkëta të Evropës Juglindore në nivele më të larta, duke treguar shembull të bashkëpunimit në bazë të qëllimeve të përbashkëta.

    Të gjitha vendet pjesemarrëse shprehen dedikimin e tyre dhe aspiratat individuale për integrim euro-atlantik dhe zgjerim të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor.

    Siç ndodhë zakonisht, pra duke mos e prishur radhën dhe humbur mundësinë për të shfaqur destruksionin e tyre as ky organizim nuk kaloi pa polemikat e veta karrshi pales serbe, e cila me gjuhë të papranueshme ndaj Kosovës, shkelë parimet e bashkepunimit shumëpalësh dhe cenon frymën e tolerances ndaj njeri-tjetrit. Kjo natyrisht se u percoll me kundëreagimin e delegacionit tonë si dhe nga ana e nikoqirit Kryeparlamentari Turk zt. Sentop. Akte të tilla të destruksionit nga shteti i Serbisë kaluan pa miratim e duartrokitje nga të pranishmit dhe qartazi u kualifikuan si mesazhe që shkojnë në kundërshtim me frymën dhe mesazhet e promovuara në këtë aktivitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!