×
  • Lajme
  • Botë

    Skandali i ministrisë së jashtme të Turqisë: Milorad Dodikut i cili mohoi gjenocidin e Srebrenicës i dhurohet pullë postare me imazhin e tij

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 13:52

    Ministria e Jashtme e Turqisë, i ka dhuruar presidentit të Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik, një pullë postare promovuese me imazhin e tij.


    Albumi me pulla postare me imazhin e tij iu dorëzua Dodikut nga përfaqësuesi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

    Sipas portalit boshnjak Klix.ba, pulla postare e nderit me imazhin e Milorad Dodik u lëshua me rastin e 25 vjetorit të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore / SEECP / që u mbajt në Ankara dhe është i një karakteri promovues, e që nuk do të jetë në qarkullim në trafikun postar, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Dodik, kryetar edhe i Presidencës së BiH mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Antalia.

    Sipas mediave turke, ky veprim i ministrisë së jashtme turke, ka nxitur shumë reagime, duke u cilësuar si skandal, pasi Dodik konsiderohet si mohues i gjenocidit serb ndaj boshnjakëve mysliman në Srebrenicë.

    Deputeti turk, Kani Beko, e cilësoi si turp dhe të papranueshëm këtë veprim.

    “Turp për ju! Është e papranueshme që zyra postare e këtij vendi të lëshojë pulla speciale për racistin Dodik, i cili mohoi Masakrën e Srebrenicës, masakrën më të madhe që ndodhi në kontinentin Evropian pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u masakruan afërsisht 8 mijë myslimanë boshnjakë! PTT duhet ta kthejë menjëherë këtë gabim dhe t’i kërkojë falje popullit Boshnjak!”, u shpreh ai në reagimin e tij.

    Ndërsa një politikan tjetër turk nga Stambolli, Cihangir Islam, tha se Dodik nuk është vetëm një politikan serb, por një mohues i gjenocidit në Srebrenicë.

    “Problemi i boshnjakëve nuk është me serbët me të cilët ata kanë jetuar me shekuj, por me ‘vrasësit dhe mbështetësit e tyre’. PTT-ja jonë lëshoi një vulë për nacionalistin serb të Bosnjës Milorad Dodik, i cili e quajti gjenocidin e Srebrenicës ‘të sajuar’. Ky gabim duhet të korrigjohet menjëherë. Është mëkat ”, tha ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!