Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj vozitësit i cili ka parkuar veturën në vend të ndaluar për parking ku ka penguar qarkullimin e mjeteve emergjente të zjarrfikësve.
Policia ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj vozitësit.
Poashtu u tha se kërkohet nga të gjitha pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarët policor apo cilitdo institucion tjetër të ju përmbahen rregullave në trafik.
Postimi i plotë:
Pas ndihmës dhe informatave të ofruar nga qytetarët në Gjilan, identifikohet vozitësi i cili ka parkuar veturën në vend të ndaluar për parking ku ka pengu qarkullimin e mjeteve emergjente të zjarrëfikësve.
Pas pranimit të informacioneve relevente është identifikuar shoferi i “automjetit” i njejti ishte i parkuar në vendë të ndaluar për parkim.
Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij vozitësi.
Kerkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarë policor apo cilit do institucion tjerë të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.