Tensionet u rritën gjatë seancës së parlamentit për buxhetin vjetor. Ministrat e Kuvajtit dhe ligjvënësit e opozitës u përplasën gjersa kishte edhe goditje me shuplaka.
Parlamenti i Kuvajtit u takua sot për të diskutuar buxhetin vjetor. Gjatë takimit, një përleshje shpërtheu midis ministrave dhe ligjvënësve të opozitës.
Me fillimin e takimit, ligjvënësit e opozitës morën vendet e ministrave për të protestuar ndaj “korrupsionit” në vend.
Disa deputetë goditën tryezat për të ndaluar fjalimet. Ndërsa deputetët e opozitës uleshin në vendet e ministrave, ministrat prisnin në hyrje të sallës së takimeve.
Deputeti i opozitës kuvajtiane, Abdulaziz Al-Sakabi tha se “Problemi ynë nuk është me buxhetin. Problemi është te qeveria”.
Duke folur pas ngjarjes, Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit, Marzouk Al-Ghanim pohoi se “Ne kemi të drejtë të kërkojmë një seancë të posaçme pasi seanca u ndërpre”.
Me gjithë tensionin në parlament, buxheti vjetor i vendit 2021-2022 u miratua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.