Shumë parashikime flisnin për një braktisje të Londrës nga kompanitë multinacionale nga Londra, në rast se Mbretëria e Bashkuar do të largohej nga BE pa qëndruar në tregun e përbashkët europian. Por, 5 vite pas votës historike për të dalë nga Unioni, Londra vazhdon të jetë e dyta në botë pas San Franciscos për nga numri i investimeve multi-miliardëshe në fushën e financave dhe inovacionit teknologjik.
Këtë e dëshmon një raport i publikuar nga think-tank “City A.M” që nënvizon gjithashtu që për shkak të natyrës së këtyre sipërmarrjeve produktiviteti i tyre u reduktua shumë pak nga pandemia e koronavirusit.
Rritje në indeksin botëror për investimet e reja të njohura si “start-up” kanë përjetuar dhe qytete të tjeraë të Britanisë si Manchester dhe Birmingham duke nxjerrë në pah faktin që Anglia vazhdon të jetë destinacion, paçka vështirësive me shkëmbimet tregtare me bllokun europian.
Sipas raportit ajo që e bën Britaninë të mundë kompeticionin europian është perspektiva për taksa të ulëta nën dyshemenë e caktuar nga Brukseli, por edhe krahu i punës shumë i kualifikuar, teksa 4 nga 10 universitetet më prestigjioze në botë ndodhen atje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.