×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujësjellësi apelon tek qytetarët për shfrytëzim racional të ujit të pijshëm

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 22:52

    Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që ta shfrytëzojnë ujin sa më racionalisht në këto ditë shumë të nxehta.


    Kjo kompani përmes një komunikate për media ka njoftuar se kërkesa për ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme është rritur shumë, por furnizimi me ujë të pijshëm është stabil.

    “Po mbretërojnë temperatura të larta në vendin tonë. Kërkesa për ujë të pijshëm sot ka filluar të rritet jashtëzakonisht. Furnizimi me ujë të pijshëm është stabil. Shpenzoni racionalisht ujin, që mos të kenë problem pikat e larta të furnizimit”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!