×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti pas përfundimit të takimit me Macron, tregon se çfarë diskutuan

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 23:18

    Kryeministri Albin Kurti ka folur pas përfundimit të takimit me Presidentin francez, Emanuel Macron.


    Ai ka thënë se Kosova në dialogun me Serbinë do të kërkojë njohjen reciproke dhe nuk mund të diskutohet për pavarësinë e Kosovës, dhe sovranitetin e saj.

    Kurti në një lidhje direkte në RTK ka Kurti ka vlerësuar se ky ishte një takim shumë i rëndësishëm.

    “Diskutuam edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ç’rast unë theksova, ku Serbia kërkon se çfarë të japim ne për njohjen e saj por do të duhej të mos e evitojmë elefantin në dhomë e kjo është njohja reciproke. I përket Beogradit se kur”, tha Kurti.

    Kryeministri ka thënë se pavarësia e Kosovës, sovraniteti shtetëror, funksionimi institucional nuk janë të diskutueshme. “Me Serbinë ne jemi të gatshëm të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona e jo për statusin e Kosovë sepse ai ka përfunduar me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur para 13 vjetëve dhe para 11 vjetëve me opinionin e GJND-së.

    Ne jemi të përkushtuar për dialog konstruktiv, por duhet të përfundojë metoda e vjetër me ç’rast Serbia thotë se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën, ndërkaq prej Kosovës kërkohet që të bëjë koncesione shtesë”, tha kryeministri Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!