×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Kurti pas takimit me Macronin: Nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 23:21

    Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në pallatin Elisee të Francës.


    Mes tjerash Kurti tha se në këtë takim u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

    Ai tha se mesazhi është marrë, por se nuk kishte zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

    “Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të kritereve ende nuk ka viza. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në një lidhje direkte në rtk.

    Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate adresuar mediave ka konfirmuar se në këtë takim  u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmen evropiane, si dhe sfidën e përbashkët në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!