×
  • Lajme
  • Botë

    E vërteta brenda ditarit të Caroline, misteri i ri që bën “lëmsh” hetuesit, çfarë ndodhi në Kretë?

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 23:28

    Ekzistenca e një bashkëpunëtori në vrasjen e 20-vjeçares britanike në Greqi nuk është përjashtuar nga autoritetet greke.


    “Një parim themelor për policinë dhe autoritetet gjyqësore kur hetojnë një krim është që të gjithë janë të dyshuar derisa të provohet e kundërta” tha një ish-zyrtar grek.

    Si informacioni për pilotin, ashtu edhe ai për të kaluarën e marrëdhënies së tij me Caroline ngre shumë pikëpyetje, të cilat – për momentin – mbeten pa përgjigje. “Mund të ketë një autor moral pas vrasjes së Caroline” tha ish-zyrtari i policisë greke Thanassis Katerinopulos.

    “Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të bindë se ky është një krim i kryer në gjaknxehtësi” shtoi ai.

    “Pyetja është, a po i bën të gjitha këto për të fshehur diçka tjetër? A ka frikë ai për veten e tij, çfarë do të ndodhë nëse zbulohet diçka tjetër?

    Njëri nga të dy – ky është informacion i pakonfirmuar – kishte udhëtuar në Kretë prillin e kaluar dhe kishte gjetur një shtëpi me qira në Souda, për çfarë arsye?

    Kjo është diçka, unë besoj se autoritetet do të kërkojnë. Ky është një informacion shumë i mirë.

    Vlerësimi im është se persona të tjerë janë të përfshirë në çështje dhe nuk dua të them në vendin e krimit, të cilët e çuan pilotin drejt vrasjes. Megjithatë, kjo duhet të hetohet” shpjegoi ai.

    Ndërkohë një tjetër pyetje që ngrenë mediat britanike është se përse është ndaluar publikimi i ditarit të plotë të Caroline, teksa pak ditë më parë dolën vetëm disa fragmente. Dyshimet janë se 20-vjeçarja ka shkruar gjithçka në ditar.

    Por sipas prokurorit Vassilis Pliotis, publikimi i ditarit mund të ndikojë në uljen e dënimit ndaj pilotit. Aktualisht Anagnostopoulos rrezikon dënim të përjetshëm për akuzat për vrasje, abuzim me kafshët, dëshmi të rreme dhe kallëzim të rremë në polici për grabitjen e pretenduar.

    “Publikimi i ditarit jo vetëm ofendon kujtimin e viktimës, por mund të kontribuojë në krijimin e një klime të favorshme për të pandehurin”, tha thënë Vassilis Pilotis.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!