×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Krahu i djathë i Yuri Kim largohet nga Shqipëria, festa e lamtumirës mbledh bashkë figurat politike

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 7:15

    Zëvëndësambasadorja amerikane, Leyla Moses-Ones do të largohet nga Shqipëria, duke lënë kështu edhe detyrën e saj.


    Ditën e sotme është organizuar një festë në nderim të zv.ambasadores amerikane, ku u mblodhën bashkë figurat politike.

    Në një postim në ‘Facebook’, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar foto duke e cilësuar si një festë lamtumire.

    “ Festa e lamtumirës për zv.ambasadoren amerikane, Znj. Leyla Moses-Ones. We will miss you”, shkruan Spiropali.

    Në këtë feste të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ai i Britanisë Duncan Norman dhe ambasadori i Gjermanisë, Petër Zingraf.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!