×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 7:23

    Gazeta Reporteri.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:


    09:30 Mbahet diskutim mbi rishkimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

    10:00 Komuna e Gjilanit vazhdon aksionin e pastrimit të ambientit te penda e Livoqit. (Gjilan)

    10:30 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës organizojnë konferencën kombëtare: “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

    11:00 Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare)

    11:00 Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës proteston para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë)

    11:00 Hapet ekspozita me vizatimet e fëmijëve “Me superfuqinë time, do të ndryshoja…”. (Restaurant “n’Bahçe”, Prishtinë)

    16:00 Hapet fabrika për prodhimin e Dyerve dhe Dritareve nga Plastika dhe Alumini, Fabrika Novolani. (Fshati Nedakoc, Vushtrri)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!