×
  • Lajme
  • Botë

    Biden zotohet të zvogëlojë dhunën me armë

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 8:11

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u zotua të mërkurën, 23 qershor të zvogëlojë dhunën me armë ndërsa paralajmëroi kombin për një rritje të rrezikshme të vrasjeve në verë.


    “Kemi vënë në shënjestër aktorët që kryejnë vepra të rrezikshme në komunitetet tona dhe vendin tonë”, tha ai në një fjalim të Shtëpisë së Bardhë duke përshkruar një program gjithëpërfshirës qeveritar.

    Biden u zotua për “tolerancë zero” për tregtarët mashtrues të armëve dhe ata që trafikojnë armë nga qyteti në qytet.

    “Ne do të sigurohemi që ju nuk mund të shisni “vdekjen dhe kaosin” në rrugët tona,” tha ai.

    Administrata e Presidentit Biden do të autorizojë përdorimin e 350 miliardë dollarëve nga paketa federale stimuluese për të financuar departamentet e policisë në zonat që kanë rregjistruar rritje të krimit.

    Presidenti gjithashtu tha që boshllëqet duhej të mbylleshin sepse “ka shumë njerëz sot që janë në gjendje të blejnë një armë por nuk duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë”.

    I pyetur nga Zëri i Amerikës se çfarë mund të bënte qeveria për të ndryshuar mendimin e atyre që do të qëllonin të tjerët me armë, Presidenti Biden përmendi programet e shëndetit mendor dhe edukimin e fëmijëve qysh në moshë të hershme. Ai tha se nuk u duhet mohuar strehimi atyre që kanë vuajtur në burg për krimet e tyre dhe janë liruar, ndërsa tha se duhen gjetur mënyra për ri-angazhimin në lagjet e veta të atyre që lirohen nga burgu, “Duke u dhënë atyre pak shpresë, dhe mundësi. /VOA/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!