×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga në Forumin e Katarit: Serbia duhet ta njohë Kosovën, kaq thjeshtë përmirësohen raportet

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 8:44

    Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë ne Forumin Ekonomik të Katarit.


    Ajo aty ka folur lidhur me pandeminë e COVID-19, por edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas saj është shumë e thjeshtë që këto dy shtete t’i përmirësojnë marrëdhëniet; vetëm që Serbia duhet ta njohë Kosovën.

    “E pyetur se çfarë duhet të ndodhë që Kosova dhe Serbia t’i përmirësojnë marrëdhëniet deklarova: “Eshte goxha e thjeshtë. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Duhet të heqë dorë nga Kosova. Është fakt inkurajues që ekziston një dialog mes Kosovës dhe Serbisë por një dialog i pafund nuk i shërben askujt””, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

    “Aktualisht dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk ka as qëllim përfundimtar dhe as afat kohor dhe dyja palët janë edhe më larg të arriturit një marrëveshje”, ka deklaruar Jahjaga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!