×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri kaplon katër shtëpi në Graçanicë

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 8:59

    Një shpërthim zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Graçanicë, pranë monumentit të Milos Obiliq.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Pas marrës së informatës policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve. Në informatat e para nga vendi ngjarjes janë ngritur dyshimet se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie për tu shpërndarë me pas në katër objekte.”, ka thënë ajo.

    Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

    Aktualisht përqendrimi është në lokalizimin e zjarrit në mënyrë që të shmangen pasojat e përhapjes së tij më tej dhe evakuimin e banorëve përreth.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!