Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona në Mitrovicë për falsifikim dhe pastrim të parasë.
Në njoftimin për media thuhet se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale në Mitrovicë, janë arrestuar dhe ndaluar të dyshuarit B.M. dhe M.Sh. për veprat penale “Falsifikimi i parasë”, “Pastrimi i parasë”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Pas intervistimit të dy të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.
Ndaj të dyshuarve të ndaluar në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.